Milot Rashica është shpallur kampion i Turqisë me Galatasarayn në vitin e tij të parë në Stamboll.
Sulmuesi kosovar është i huazuar te gjiganti turk nga Norwich City dhe ka pasur një vit fantastike, duke lënë në bankë emra si Nicolo Zaniolo e Yunus Akgun.
26-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare në Superligën e Turqisë ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.
Pasi fitoi titullin e kampionit, Milot Rashica me flamurin e Kosovës në krahët e tij ka folur për vitin e tij të parë në Stamboll.
“Ka qenë një sezon i vështirë. Ne filluam mirë dhe përfunduam mirë. Duke parë të gjithë sezonin, ne luajtëm ndeshje të vështira”.
“Ne u bëmë kampionë në pikën ku arritëm. Ne shënuam shumë mirë. Nuk ka pavarësisht se kush shënon, të gjithë ata gola të bukur na sollën trofeun sot”, tha Rashica pas ndeshjes.
E ardhmja e kosovarit tani vazhdon të jetë ende e paqartë pasi Galatasaray ende nuk ka arritur marrëveshje me Norwichin për blerjen përfundimtare të tij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.