Shënohet dita e shkollës “Fetah Sylejmani” në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Më datë 28 prill, Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, drejtori i DKA-së, z.Zeni Krasniqi, dhe përfaqësues të ekzekutivit lokal morën pjesë në manifestimin e organizuar nga ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash për nder të Ditës së Shkollës. Ky eveniment ishte i veçantë pasi shkolla në fjalë mban emrin e dëshmorit të kombit Fetah Sylejmani, dikur nxënës i kësaj shkolle.

Në këtë manifestim, Kryetari Xheladini shprehu urimet më të përzemërta për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e ShFMU “Fetah Sylejmani”. Ai u shpreh se është amanet i dëshmorëve që të gjithë nxënësit të bëhen nxënës të shkëlqyeshëm, të sjellshëm dhe të edukuar. Kryetari Xheladini theksoi se përmes DKA-së, komuna mirëpret të gjitha kërkesat dhe nevojat e nxënësve për të rritur e forcuar bashkëpunimin dhe për të gjetur së bashku rrugët më të mira arsimore.

Në këtë ngjarje, përfaqësuesit e ekzekutivit lokal shprehën mbështetjen e tyre për shkollën dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e komunitetit të Dragashit. Ata u zotuan se do të vazhdojnë të mbështesin arsimin dhe të punojnë për të siguruar që nxënësit e komunës së Dragashit të kenë mundësi të barabarta për të marrë një arsim cilësor dhe të gjejnë një vend pune në një treg të punës të zhvilluar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-