Prizrenasi kërcënon nënën dhe vajzën e tij të mitur, përfundon në ndalim policor

Opoja.net Opoja.net Kronika

Dhuna psikike, verbale e kërcënime të ndryshme janë pjesë e shumë familjeve në vend. Në shumicën e rasteve viktima janë gratë dhe vajzat, të cilat vuajnë nga dhuna e shkaktuar në forma të ndryshme nga burrat, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo situatë rëndohet edhe më tepër, kur viktima janë nënat të cilat kërkojnë ndihmën e Policisë pasi bien në hall me fëmijët e tyre.

Sinjali mëson se Policia ka intervenuar sot në një familje në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, pasi një person dyshohet se ka kërcënuar nënën e tij dhe vajzën e tij 6-vjeçare.

60-vjeçarja është shprehur e shqetësuar për sigurinë e mbesës së saj dhe si rrjedhojë, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar.

Me urdhër të prokurorit, 29-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-