Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti janë duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ku prezentë janë edhe shumë liderë botërorë .
Në takime të ndara, Osmani e Kurti takuan senatoren amerikane Jeanne Shaheen, me të cilët diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
“Kënaqësi ta takoja Senatoren Shaheen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. E falënderova për angazhimin dhe mbështetjen për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të thelluar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin tonë strategjik është bërë më e fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Pos Shaheen, Kurti u takua edhe me senatorin Chris Van Hollen. Ai tha se me senatorët foli për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe dialogun.
“Takimi i shkëlqyer me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, në të cilin rikonfirmuam lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Biseduam për progresin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Kurti.
Osmani po ashtu takoi senatorin nga Neë Jersey Bob Menendez, të cilin e falënderoi për mbështetjen ndaj Kosovës.
“E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.