Të mërkurën (15 shkurt 2023) Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënoi 53 vjetorin e themelimit.
Gjatë kremtimit të këtij përvjetori të rëndësishëm, u shpërblyen me mirënjohje studentët e dalluar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” , ndër ta edhe bashkëvendësi ynë, Edon Shasivari nga Bresana, student i vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi Stomatologji.
Kënaqësi që në mesin e studenteve të shpërblyer gjendet edhe një bashkëvendës i yni, andaj ju ftoj që ta përgëzojmë me urimin që të vazhdojë të shkëlqejë duke u bërë shembull edhe për shumë studentë të tjerë nga Opoja që ndjekin studimet në Universitet.
Urime Edon, të priftë shëndeti dhe e mbara!
Përndryshe, Edoni është bursist i UP-së që nga viti i parë i studimeve! (D.Reshiti)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.