Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, me ç’rast u tha se në Kosovë vitin e kaluar është shënuar një rritje e ndjeshme e këtyre rasteve, ku vetëm në Klinikën e Neurologjisë trajtim kanë kërkuar mbi 1 mijë raste,
Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori Berisha tha se qëllimi i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijesimit dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për këta pacientë.
Ajo tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.
E neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala foli për metodat e avancuara për trajtim të kësaj sëmundjeje.
Ndërsa, pediatri Naim Zeka u shpreh se në repartin e neuro-pediatrisë gjatë vitit kërkojnë 400-500 fëmijë trajtim. Ai tha se këta pacientë detyrohen të blejnë kryesisht vetë barnat ndërsa mungojnë edhe shërbime të avancuara.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.