Pse duhet ta zëvendësoni kafen me ҫajin e zi

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Sipas një studimi të fundit amerikan, është vërtetuar se vetëm disa gota ҫaj i zi në ditë ulin me 31 për qind rrezikun e kancerit të vezores (në krahasim me një 1 filxhan ҫaj ose asnjë).

Hulumtuesit vunë re dietat e më shumë se 170 000 grave, mes moshave 25 dhe 55, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, rezultoi se gratë që konsumonin sasi të larta të ushqimeve me flavonoids, një lloj antioksidanti që gjendet në ҫaj, në agrume, fruta dhe lëngje, mollë dhe verë të kuqe, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezores.

Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është emocionuese, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në të përditshmen tonë.

Por përfitimet potenciale të ҫajit nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores. Këtu janë tri gjërat më të habitshme që mund të bëjë ҫaji.

1. Ul tensionin e gjakut

Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, është vërtetuar se njerëzit që pinin ҫdo ditë ҫaj të gjelbër apo të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër. Duhet theksuar se në uljen e presionit të gjakut, çaji jeshil ka pasur një efekt më të madh, krahasuar me çajin e zi.

2. Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit

Çaji jeshil ka një ndikim në kancerin e pankreasit tek të rriturit. Hulumtuesit mblodhën informacione nga pothuajse 2 000 njerëz (908 prej të cilëve ishin me kancer në pankreas) në lidhje me llojin e çajit të preferuar, sa shpesh e pinin atë dhe temperaturën e tyre të preferuar. Në fund, rezultoi se gratë kanë përfituar më shumë, veçanërisht nga çaji jeshil: Ato që e pinin rregullisht atë, kishin një rrezik rreth 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të pankreasit, në krahasim me gratë që nuk pinin fare.

3. Zvogëlon stresin

Në një studim të muajve të fundit thekson se çaj i zi mund të ndihmojë shumë për t’ju qetësuar. Hulumtuesit morën në studim 18 të rritur (burra dhe gra, 50 – 50), të cilët duhet të bënin një sërë detyrash të vështira, si p.sh. probleme të komplikuara matematike, në tri raste të ndara. Pasi mbaruan, pjesëmarrëve u dhanë për të pirë ujë dhe çaj të zi. Përgjatë eksperimentit, studiuesit mblodhën pështymën e pjesëmarrësve, e cila shërbeu për testimin e shënuesve të stresit. Ata provuan se çaji i zi kishte ulur në mënyrë të ndjeshme stresin në krahasim ujin gjatë detyrave stresuese .

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-