Moslejimi i hyrjes së patriarkut serb në Kosovë, Hill: Shpresoj të mos përsëritet më

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ambasadori i SHBA-së, në Serbi, Christopher Hill, ka folur në lidhje me moslejimin e hyrjes së patriarkut serb Porfirije në Kosovë.

Hill në një intervistë për Nova.rs, tha se është e rëndësishme që komuniteti serbë ta shohë patriarkun dhe se shpreson që situata të tilla të mos përsëriten.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë patriarkun”.

“Mendoj se kjo është diçka themelore – për liritë fetare atje. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë më”, tha ambasadori Hill për Nova.rs.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-