Kryeministri Kurti: Qeveria ndau 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen  e 115-të Qeverisë mes tjerash kanë miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Qeveria  ka ndarë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-