Policia: Nuk kemi penguar autobusë, protesta ishte e qetë me rreth 1.500 pjesëmarrës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Policia e Kosovës ka demantuar të enjten lajmet se kinse i ka bllokuar autobusët me protestuesit serbë që të shkonin në fshatin Rudar në veri për të protestuar.

Protesta e mbajtur sot në Rudar përfundoi e qetë dhe pa ndonjë incident, ka konfirmuar Policia. Numri i pjesëmarrësve ishte rreth 1.500.

Sipas Policisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimi të dokumenteve, disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente dhe nuk kanë vazhduar tutje, siç thotë Policia, në mënyrë vullnetare.

“Referuar deklarimeve dhe publikimeve të disa mediumeve se gjoja autobusë me protestues të cilët kishin për qëllim shkuarjen në protestën e paraparë të mbahet në Rudarë të Zveqanit, janë penguar nga Policia e Kosovës, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të garantimit të ligjit dhe sigurisë, një autobus është ndaluar sipas procedurave të kontrollit rutinor dhe gjatë verifikimit të dokumenteve disa persona nuk kanë pranuar të legjitimohen nga autoritetet kompetente, prandaj në mënyrë vullnetare (me vetë dëshirë) nuk kanë vazhduar tutje”, thuhet në reagimin e Policisë.

Policia ka theksuar edhe një herë se e njeh të drejtën ligjore për të protestuar në mënyrë të qetë nga secili qytetar i vendit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-