Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, e ka nisur një peticion për ta njohur Ukraina si shtet Kosovën.
Deri më tani kjo nismë ka marrë 4345 vota, nga 25 mijë sa duhen në total.
Mbledhja e nënshkrimeve është ende në proces, teksa kanë mbetur edhe 84 ditë.
Ky peticion është hapur më 13 dhjetor, dhe në momentin që i arrin nënshkrimet e duhura do t’i dërgohet presidentit ukrainas Volodomyr Zelenskyt.
Ndryshe, Goncharenko ka qenë më i zëshmi në lidhje me Kosovën, madje ka qenë i pranishëm në Prishtinë, në Kuvendin, ku ka mbajtur një fjalim.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.