Sekuestrohen dy pushkë ajrore nga një i dyshuar në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Prizren- Policia e Kosovës (PK) njofton se është ndaluar një person në Dragash dhe të njëjtit i janë sekuestruar dy pushkë ajrore.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i njëjti dyshohet për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Me datën 12.11.2022, rreth orës 16:15, nga roja i parkut nacional, policia ka marr informatën se mbi fshatin Krushevë , KK Dragashë kishte gjuajtje me armë zjarri. Njësitet policore të Stacionit Policor Dragash kanë shkuar deri ne këtë fshat dhe kanë has një të dyshuar me dy armë zjarri-pushkë ajrore”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari është ndaluar, nga ai janë sekuestruar dy armë-pushkë ajrore të tipit Zavodi Crvena Zastava Kragujevac, Yugoslavia të calibrit 4.5 mm.

“Ne lidhje me rastin eshte kontaktuar prokurori kujdestar për krime të renda i cili urdheron që armët të sekuestrohen dhe i dyshuari dhe dëshimtarët pas intervistimit të lirohet në procedur të rregullt”, thuhet tutje.

Bëhet e ditur se kundër të dyshuarit është hapur rast për veprën penale dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-