Miratohet buxheti i Kosovës për vitin 2023

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë buxhetin 2023 në vlerë prej 3.21 miliardë euro.

Ligji mbi ndarjet buxhetore ka kaluar në lexim të dytë me mbështetjen e 65 deputetëve.

Në votimin e këtij Ligji kanë marrë pjesë 65 deputetë.

Më 17 nëntor, deputetët e Kuvendit e kishin miratuar në parim buxhetin për vitin 2023.

Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.Projekt-buxhetin për vitin 2023 e pati prezantuar para deputetëve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, prej tyre janë ndarë 745 milionë euro në kategorinë “Paga dhe Mëditje”, 493 milionë euro në kategorinë “Mallra dhe Shërbime”, 1 miliard e 98 milionë euro në “Subvencione dhe Transfere” dhe 811 milionë euro në “Shpenzime Kapitale”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-