Një qytetare serbe, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tezja e saj e cila jeton në veri të Mitrovicës ka pësuar një sulm në zemër, pasi që siç thotë ajo, djali i saj u torturua nga persona të maskuar, që ajo i quan “majmunë të maskuar”.
Mirëpo, siç shkruan kjo qytetare, asaj iu bë e pamundur të dërgohej edhe në spitalin e Mitrovicës, pasi që persona që qëndrojnë tek barrikadat nuk i hapën rrugën.
Ndërkohë deputeti i shumicës Artan Abrashi ka kritikuar KFOR-in, për mos heqjen e barrikadave në veri.
Madje sipas tij për shkak të barrikadave sot vdiq një qytetare serbe, në pamundësi për të marrë shërbime shëndetësore.
“KFOR kërkoi pak kohë për heqjen e barrikadave ndërkohë që u bënë disa ditë. Sot si pasojë e bllokimit të rrugëve nacionale një qytetare e komunitetit serb ka ndërruar jetë vetëm pse nuk pati mundësi të marrë tretman mjekësor. Liria lëvizjes dhe e drejta për të marrë shërbimet shëndetësore janë të patjetërsueshme”, ka shkruar deputeti Abrashi.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.