Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova bëri hapin e parë drejt Bashkimit Evropian, e Këshilli dhe Parlamenti i BE-së, arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave, deri në janar të 2024-s.
Kurti shkroi në Twitter të mërkurën mbrëma se ky është konfirmimi më i madh i progresit të Kosovës, në agjendat e reformave të Bashkimit Evropian.
“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi Kurti.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.
Presidentja Osmani tha se ky moment është historik.
“Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, tha Osmani.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.