Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Gripi sezonal te fëmijët në dy javët e fundit ka shtuar frekuentimin në klinikat pediatrike në Spitalin e Pediatrisë “Sheikha Fatima” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pediatrja Rufadie Maxhuni tha se gripi sezonal te fëmijët shoqërohet kryesisht me dhembje të fytit, temperaturë të lartë, kollitje dhe frymëzënie.

Gripi sezonal këtë ditë ka prekur në masë të madhe fëmijët. Për pasojë, shumë prindër kanë pritur në radhë të gjata për vizita të fëmijëve në Spitalin e Pediatrisë “Sheikha Fatima” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Jam Dinora Abazi-Qorri nga Klina. Është shumë fluks i madh, kallaballëk, s’po më pëlqen! Edhe pse trajtimi nga ana e mjekëve është shumë i mirë, por po na bie të presim gjatë se po krijohen radhë të gjata, tollovi në korridore”, thotë ajo.

Pediatrja Rufadije Maxhuni tha për Radio Kosovën se gripi sezonal këto ditë ka prekur në masë të madhe fëmijët. Ajo thotë së si pasojë e këtij gripi, disa fëmijë edhe janë hospitalizuar, përderisa tregon simptomat e këtij virusi.

“Gripi kryesisht fillon më një kollitje që manifestohet me temperaturë të lartë, e që kjo vjen deri te frymëzënia, hipersekrecion nga hundët. Fëmijët kryesisht vuajnë nga dhembja e fytit, ethet, por ka edhe nga ata që për shkak të përkeqësimit të gjendjes, kanë edhe vështirësi në frymëmarrje e këto raste kërkojnë edhe hospitalizim”, ka thënë Maxhuni.

Maxhuni apelon te prindërit që të jenë me vigjilentë kur ka përhapje të gripit, që t’i mos i dërgojnë fëmijët në mjedise ku kanë kontakte të mëdha, si në qendra të lodrave, por edhe në kopshte kur janë me virus, sepse mundësia e bartjes se virusit është më e madhe. Ajo sugjeron që fëmijët të ushqehen me çaj dhe ushqime bio, që t’i rehidrojnë fëmijët e tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-