Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se këto vizita e shpesh të emisarëve për dialogun janë në përputhje me zotimet e BE-së që liderët e dy vendeve të takohen në Bruksel dhe të diskutojnë për planin franko-gjerman.
Ndonëse sipas tij, ende ka paqartësi rreth këtij plani që ende nuk është publikuar zyrtarisht dhe nuk dihet qëndrimi i qartë i Qeverisë.
Tutje, ai shpreson që të ketë gatishmëri nga pala serbe që të shkohet drejt marrëveshjes finale. Sipas tij, dialogu po i merr shumë kohë dhe energji Kosova dhe e ka bllokuar nga çfarëdo zhvillimi pozitiv.
“Këto vizita janë në përputhje me atë zotimin që e morën BE para një javë e në të cilën thanë që do t’i intensifikojnë takimet së pari me dy liderët e vendeve dhe pastaj në Bruksel për të filluar të diskutohet për planin franko-gjerman dhe mendoj qe është dokumenti i vetëm bazën e të cilit diskutohet dhe shpresoj që BE e merr seriozisht këtë dhe shpresoj që ka gatishmëri veçanërisht nga Serbia që të ulemi dhe të flasim për marrëveshje përfundimtare ose marrëveshjen e ardhshme sepse ky dialogu me Serbinë nuk është që s’po na merr shumë kohë dhe energji dhe nuk është që nuk na ka bllokuar Kosovën nga çfarëdo zhvillimi pozitiv”, ka thënë Ymeri në një intervistë për EO.
“Tash të gjithë e kanë pranuar njëzëri edhe BE edhe Qeveria kryeministri, presidentja. Ende nuk është publikuar versioni përfundimtar i tij, por disa versione të cilat po ngjasojnë njëra me tjetrën, por ne ende nuk e dimë se çka ka në atë plan dhe çfarë vërejtje ka dërguar Qeveria karshi atij plani”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.