“Aplikimi për pranim në BE”, Bislimi udhëton në Bruksel

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit për takim me funksionarë të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian e Këshillit Evropian, ka konfirmuar Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media të mërkurën.

Sipas njoftimit, vizita “do të shërbejë për informimin dhe koordinimin me partnerët tanë evropianë, në tre institucionet kryesore të BE-së, sa i përket aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Krerë qeveritarë kanë deklaruar se në mes të dhjetorit Kosova do të aplikojë për pranim në BE.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-