Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postim në Facebook.
Mehaj ka thënë se mbështetja e Republikës së Turqisë si vend partner i Kosovës dhe anëtar i NATO-së është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
“Në shenjë mirënjohje dhe partneriteti, sot prita në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur”, ka shkruar Mehaj.
Me këtë rast, Mehaj e ka uruar Kolonel Yilmaz për marrjen e detyrës së re me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta.“Lidhur me bashkëpunimi aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e vlerësuam në nivel të shkëlqyeshëm dhe u dakorduam që të vazhdojmë e rrisim edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar tutje Mehaj.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.