Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti se i ka lënë jashtë Projektligjit për rritjen e pagës minimale, personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe ata të verbër.
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Krasniqi ka thënë se integrimi i këtyre personave duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.
“Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.