Dita e Pavarësisë dhe e Flamurit në Shqipëri nuk mund të kuptohet pa shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Që në orët e para të mëngjesit, mijëra qytetarë me automjete e tyre dhe me autobusë, kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të Morinës dhe Kapshticës.
Natyrisht, në këtë ditë me rëndësi për kombin shqiptar, urimi është i njëjtë nga të gjithë. Ndërkohë, autoritet kufitare kanë vijuar me procedura të thjeshtuar në kufi duke minimizuar kohën e qëndrimit dhe përpunimit të dokumentacionit. /A2 CNN/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.