Ankesa e Kosovës në FIFA, serbët kërcënojnë me vrasje familjen e ministrit Çeku

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Hajrulla Çeku, ka thënë se ka pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e thotë se e ka sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022.

Përmes një postimi të para pak çasteve, Çeku ka shtuar se këto mesazhe i ka pranuar përgjatë dy ditëve të fundit.

Postimi i plotë:

Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022.

Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor.

Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese. /Demokracia.com/ 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-