Këto janë 7 produktet ushqimore me përbërje të vitaminës D

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Shëndeti

Interesi për vitaminën D dhe rolin e saj, natyrisht se gjatë dimrit sa vjen e rritet.

Ne e dimë se vitamina D ndikon në shumë funksione trupore, duke përfshirë shëndetin e kockave, sëmundjet autoimune si dhe në kujdesin e lëkurës.

Disa nga produktet të cilat përmbajnë vitaminë D janë:

-Peshku

-Lëngu i portokalli i fortifikuar me vitaminë D

-Qumështi

-Sardelet

-Mëlçia e viçit

-E kuqja e vezës

-Drithërat e fortifikuara

Vitamina D është njëkohësisht një lëndë ushqyese që hamë dhe një hormon që prodhon trupi ynë. Është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila dihet prej kohësh se ndihmon trupin të absorbojë dhe mbajë kalciumin dhe fosforin.

Studimet laboratorike tregojnë se vitamina D mund të zvogëlojë rritjen e qelizave kancerogjene, të ndihmojë në kontrollin e infeksioneve dhe të reduktojë inflamacionin. Shumë nga organet dhe indet e trupit kanë receptorë për vitaminën D, të cilat sugjerojnë role të rëndësishme përtej shëndetit të kockave, dhe shkencëtarët po hetojnë në mënyrë aktive funksione të tjera të mundshme. /Klankosova.tv

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-