Rrahje e rëndë mes të burgosurve në Dubravë, policia jep detaje

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Një i burgosur në Dubravë ka sulmuar dy të burgosur të tjerë, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura (Lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë). I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat”.

“I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, njofton policia. /Repporteri.net/.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-