Portugalia e ka deklasuar Kombëtaren e Nigerisë në një miqësore që e zhvilloi në Lisbonë sonte. Bruno Fernaneds (9’, 35’), Ramos (82’) dhe Joao Mario (84’) shënuan për Portugalinë, e cila tregoi formë të lartë para fillimit të Botërorit në Katar më 20 nëntor.
Portugalia pritet të jetë një arrë e fortë në Katari 2022 dhe këtë ata e treguan sonte në një miqësore që e zhvilluan kundër Nigerisë, të cilën skuadër e mposhtën me rezultat 4-0 në stadiumin “Jose Alvalade” në Lisbonë të Portugalisë.
Shtoja kësaj, fitorja bëhet edhe më e mirë pasi që sonte Cristiano Ronaldo nuk luajti në këtë ndeshje, madje nuk ishte ftuar fare nga trajneri portugez.
Diogo Dalot bëri një depërtim të mirë nga ana e majtë duke pasuar për Bruno Fernandes që shënoi gol në minutën e 9-të të ndeshjes. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.