“Ndizet” derbi i Anamoravës, Drita ngacmon Gjilanin dy ditë para ndeshjes

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Numrimi së prapthi për derbin e madh të Anamoravës tashmë ka nisur. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në fillimin e sfidës mes rivalëve të përbetuar lokal.

Gjilani dhe Drita do të përballen të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, pa praninë e tifozerive të zjarrta për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit në fjalë, shkruan Demokracia.com.

Provokimet e para në prag të kësaj sfide të madhe kanë filluar nga tabori “bardhekaltër” të cilët janë në cilësinë e mysafirëve.

Drita në faqen zyrtare në rrjetet sociale, në njoftimin për këtë duel, kanë publikuar logon e vjetër të SC Gjilanit e cila nuk tregon datën e themelimit të klubit.

Logo e re – Logo e vjetër

Në logon zyrtare të SC Gjilanit figuron viti 1945 si vit i themelimit, teksa “Intelektualët” pretendojnë se Gjilani ishte themeluar 50 vite më vonë, pra në vitin 1995.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës i takon javës së 16-të në kampionatin elitar të futbollit të Kosovës./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-