Mesfushori i Aston Villas, Philippe Coutinho nuk do të jetë pjesë e listës së Kombëtares së Brazilit për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Coutinho, një ish-lojtar i Liverpool, është zyrtarisht anëtar i Barcelonës, i cili e huazoi atë te Villa.
Ai ka luajtur në Botërorin e kaluar dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm, dhe tash do ta humbasë atë në Katar për shkak të një dëmtimi kuadriceps, transmeton Demokracia.com.
Mediat në Angli shkruajnë se ai do të mungojë në fushë për të paktën 10 javë, ndërsa skenari më i mirë është që ai të rikthehet në fushë pas shtatë javësh.
Kujtojmë se braziliani nuk luajti të dielën në fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester United (3:1)./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.