Që nga viti i kaluar e deri më tani, katër kirurg janë larguar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK në drejtim të sektorit privat, ndërsa stafi mbështetës po largohen drejtë vendeve perëndimore.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Kirurgjisë Abdominale në QKUK, Ferat Sallahu.
Ai për Ekonomia Online, tha se interesimi i mjekëve për ta lënë punën në QKUK është rritur, ndërsa thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk po i plotëson këto vende.
“Nga viti i kaluar janë larguar nga klinika ime katër kirurg, kanë gjetur vende që iu është shpërblyer më shumë puna, dhe realisht kanë gjetur kushte më të përshtatshme, kështu që në Klinikën time kemi jashtëzakonisht lëvizje të personelit të mesëm sepse në kushtet që është një pagë minimale nuk mundet as nevojat elementare me i plotësu në familje, kështu që institucionet shtetërore në vend që të kemi përkrahje, prapë po shohim se po anashkalohemi”, tha Sallahu.
“Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur staf mbështetës, mirëpo me skadim të kontratës edhe atyre iu ka ndërprerë kontrata, kështu që jemi në hendikep të madh me personel. Në klinikën time kemi nevojë edhe për 18 deri në 22 personel të mesëm nevojitetet, që të mundemi t’i kryejmë me sukses të gjitha shërbimet ndaj pacientit”, tha tutje Sallahu.
Sfidë në këtë Klinikë është edhe ikja e infermierëve, për të cilën thotë se ndryshe nga mjekët, infermierët po largohen jashtë shtetit.
“Gjithmonë kërkesat janë aktive në Drejtori, mirëpo ato pamundësitë e tyre tashmë nuk mundem me gjyku e as me dit. Janë rregullat që e përcaktojnë prej Qeverisë, dhe prej ShSKUK-së nuk varet shumë, edhe ata i kanë përcjellë këto shqetësimet tona, por njëjtë. Pa personel shëndetësor nuk mundemi me mbet por mbesim me personel të ri sepse ne kemi gjenerata profesionalisht të përgatitur në këtë lëmi, por na krijon mundësinë që me gjenerata të reja që iu mungon eksperienca dhe na duhet t’i përgatisim”, tha tutje Sallahu.
“Largimi nga sektori publik në privat nuk është shumë i shprehur këtu, e veçanërisht personeli i mesëm nuk anon nga privati, krahasuar me doktorët që shkojnë, mirëpo jashtë vendit kjo është në rritje, sepse ato interesat materiale janë shumë më të mëdha jashtë vendit sesa në Kosovë”, u shpreh Sallahu për EO.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.