Jeremiqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen e ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, përbrenda territorit të Kosovës.

Kështu të paktën po pretendon Partia Popullore, kryetar i së cilës është Jeremiq, nëpërmjet një komunikate dërguar medieve serbe.

Sipas kësaj komunikate, me rastin e kalimit të vijës administrative, vetura në të cilën ndodhej Jeremiq është ndalur dhe mbajtur për më shumë se dy orë nga autoritetet kosovare, pas së cilës i është shqiptuar ndalimi me shkrim për hyrje.

“Jeremiqit i është ndaluar që të udhëtojë më tutje në Graçanicë, ku sot po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore”, vijon më tutje komunikata.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-