Ish-kryeministri i Kosovës, Bujari Bukoshi ka folur sa i përket presionit amerikan për shtyrjen e afatit për targat.
Bukoshi në një intervistë për gazetarin Mero Baze tha se kur u pyet se a do ta shtyjë Kurti afatin për targat, ai kishte përmendur një anektodë, ‘e shtyn edhe këndon’.
Tutje ai citoi edhe disa fjalë që ia kishte thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova, duke lënë të kuptojë se duhet të ruhen marrëdhëniet me Perëndimin, ShBA’të e Bashkimin Evropia.
“Më patën pyet disa miq a e refuzon Kurti shtyrjen e afatit për targat ? U thash “edhe e shtyn edhe këndon”, sipas një anektode të njohur në Kosovë. Rugova i ndjerë shpesh më thoshte : lidhu me të fortin dhe dëgjoje, se përndryshe nuk ta qet…”.
Bukoshi tha vetëm politikanëve të mëdhenj u bjen në hise të bëjnë marrëveshje të vështira, andaj sipas tij, për të mos bërë marrëveshje, është gjëja më e lehtë.
“Nëse këto që po ua them mund të ju duken pallavra apo folklor, mund të ju them pikë përnjimend sa vijon: Ruajtja e identitetit shtetëror të Kosovës ka shumë rëndësi. Por ajo nuk është një betejë që fitohet në një ditë. Me rëndësi më të madhe se kaq është ruajtja e aleancës me Perëndimin, me SHBA dhe Bashkimin Evropian, të cilat janë garante afatgjatë të identitetit shtetëror të Kosovës. Ajo është beteja e madhe. Këto betejat e vogla mund të të bëjnë popullor tek militantët e tu por nuk lënë gjurmë në historinë e shtetit. Politikanët e mëdhenj janë ata që u bie në hise të bëjnë marrëveshje të vështira. Për të mos bërë marrëveshje është gjeja më e lehtë. Por kjo nuk të bën fitues. Kjo në shumë raste ngjan më shumë si dezertim”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.