Haradinaj, Kurtit: Je duke rrëshqitur në tradhëti

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj është shprehur se situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij.

Në këtë reagim ai po ashtu ka përmendur edhe letrën të cilën ia ka dërguar Kurtit dhe është shprehur se me këtë qasjen e tanishme, sipas Haradinajt i pari i Qeverisë është duke rrëshqitur në tradhti, shkruan lajmi.net.

“Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri. Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë. Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.”, ka shkruar Haradinaj.

Kërkesat e Haradinaj ndaj Kurtit ishin të shtyhet zbatimi i vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar nga SHBA-të, të mos ndërmerr veprimet që e rrezikojnë sigurinë e vendit.

Si dhe kërkesa e tretë e kryetarit të AAK-së ishte të vendoset kontakt me këshilltarin nacional për siguri të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-