Barcelona ende mund t’i paguajë Bayern Munichut edhe një shumë tjetër të majme parash për Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak iu bashkua gjigantit katalunas nga Bavarezët në verën e këtij viti për një shumë të raportuar mbi 55 milionë euro.
Por, sipas asaj që raporton Bild, Barcelona ende mund t’i detyrohet kampionit të Bundesligës, shkaku i një klauzole të përfshirë në kontratën e lojtarit.
Nëse Lewandowski ia del të shënojë 25 gola në këtë sezon, atëherë Bayerni do të përfitojë 1.25 milion euro nga Blaugranasit.
Kjo do të ishte një shumë jo pak e vogël për një klub që është në krizë dhe tashmë ka shitur disa nga asetet më me vlerë.
Vlen të ceket se ishte Bayerni që ia dha goditjen e ashpër po në këtë javë Barcelonës, pasi e eliminoi nga Liga e Kampionëve, duke e mposhtur 3-0 në “Camp Nou”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.