Nga data 28 tetor deri më 30 tetor, Komuna e Prishtinës do të testojë edhe një herë unazën e brendshme si qarkullim një-kahor.
Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj ka deklaruar se pas këtij testimi do të merret një vendim final.
“Nesër dhe në fundjavë e testojmë edhe një herë unazën e brendshme si qarkullim një-kahor! Pastaj do të marrim vendimin final”, ka shkruar Zogaj.
Edhe nga Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se gjatë këtyre ditëve autobusët do të qarkullojnë në rrjedhën njëkahore.
“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga dita e premte më datë 28 tetor deri të dielën më 30 tetor 2022, vazhdon testimi i Unazës Qendrore të Qytetit. Rrjedha e qarkullimit të automjeteve do të jetë njëkahore andaj edhe drejtimi i qarkullimit të autobusëve do të ndryshoj sipas kësaj rrjedhe”, thuhet në njoftim.
The post Nga nesër nis testimi i unazës një-kahore në Prishtinë, ndryshon qarkullimi në rrugë appeared first on Sinjali.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.