Islami flet pas lëndimit të rëndë: Jam mirë, nga java tjetër pritet të rikthehem në stërvitje

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Mbrojtësi me shumë përvojë, Përparim Islami e ka kaluar fatmirësisht edhe një sfidë tjetër në karrierën e tij, raporton Demokracia.com.

Mbrojtësi i Gjilanit pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Trepçës ’89 në kampionat të dielën pasdite, me ç’rast u dërgua me urgjencë në spital.

Islami ka thënë për Demokracia.com se gjendja e tij tanimë është e mirë. Futbollisti i “kuqebardhëve” u shpreh optimist se nga java e ardhshme do t’i bashkohet shokëve të skuadrës në seancat stërvitore.

“Për momentin jam mirë. Gjitha ekzaminimet mjekësore treguan se jam mirë. Besoj që nga java e ardhshme do të rikthehem në stërvitje për ta ndihmuar Gjilanin” – tha Islami të hënën për Demokracia.com.

Lulzim Peci, mbrojtësi i Trepçës ’89 shkaktoi ndërhyrje të ashpër në Islamin ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq direkt pas rishikimit me VAR.

Islami mori tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës të cilit u mësua se i janë qepur plot 15 penjë.

“Nga kompletimi imazherik me CT dhe konsultë oftalmologu është përpunuar plaga, duke u suturuar (qepur) plot 15 herë, me ç’rast u konstatua fatmirësisht se është kursyer syri nga ky lendim”, bëri të ditur faqja zyrtare e SC Gjilanit në komunikatën e lëshuar rreth gjendjes së futbollistit Islami.

Gjilani barazoi 1:1 me “Minatorët” në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar. Skuadra që drejtohet nga trajneri Zekirija Ramadani kanë grumbulluar 19 pikë dhe pozicionohen në vendin e katërt./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-