BE investon mbi 15 milionë euro për bursa në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin lansuan raundin e 13-të të Programit të Bursave Master të BE-së.

“Duke investuar në edukimin e nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm, ne po ndihmojmë në përmirësimin e administratës publike të Kosovës duke e çuar atë një hap më afër  BE-së”, tha Szunyog.

Investimi i BE-së prej 15.3 milionë eurove në këtë program bursash, nga viti 2004 deri në vitin 2026, do të mbështesë arsimimin e së paku 470 personave nga BE-ja.

“Inkurajoj gratë e reja dhe komunitetet jo-shumicë të aplikojnë për bursa dhe të avancojnë rolin dhe pozitën e tyre në administratën publike. “, shtoi Szunyog.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme që BE-ja financon në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil”, tha Bislimi.

/GazetaSinjali/

The post BE investon mbi 15 milionë euro për bursa në Kosovë appeared first on Sinjali.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-