Revista “Chi” e ka nxjerrë zbuluar ish-kapitenin e Romës, Francesko Totti, dhe të dashurën e tij, Noemi Boki. Çifti në fjalë qëndruan në “Hotel de Paris”, ku legjenda e kryeqytetasve italianë festonte 38-vjetorin.
Së fundmi thuhet se Toti dhe Boki kanë dëshirë ta zgjerojnë familjen e tyre me një fëmijë, hipoteza në fjalë vjen nga Aleks Nuçeteli, një mik i vjetër i Françeskos.
Kapiteni legjendar i Romës nuk ka shumë kohë nga ndarja me ish-gruan Iliari Bai dhe tashmë shikohet të buzëqesh sërish në krahët e një tjetër femre. Mbetet të shihet nëse marrëdhënia e kësaj dysheje do të gjejë stabilitet, aty ku shenjat e para janë mjaft optimiste. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.