Haradinaj e pranon ftesën e Kurtit, merr pjesë në takimin e së premtes

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Më herët u raportua se kryeministri Kurti ka ftuar për takim, tre liderët opozitarë.

Deri tani vetëm Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ndërkaq lidhur me vendimin e dy liderëve tjerë opozitarë, Abdixhikut dhe Krasniqit, do të mbeteni të informuar në lajmet në përditësim.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-