Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka udhëtuar sot për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta përfaqësuar Kosovën në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit në ministrinë e Punëve të Jashtme, Sharr Jakupi, përmes një shkrimi në Facebook.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëtuar për në Nju Jork, për të përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit (UNSC)”.
Kujtojmë se herën e fundit kur kryediplomatja kosovare ka marrë pjesë në këtë këshill, ishte më 20 prill të këtij viti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.