Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se ka mirëpritur sot ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, fitues të medaljes së argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë, “Cambrian Patrol 22”.
Kurti tha është diskutuar në lidhje me performancën e jashtëzakonshme, gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 107 ekipe ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.
Kurti tha se ky rezultat është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe standardeve të larta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Fitues të medaljes së argjendtë në “Cambrian Patrol 22”
Mirëprita sot ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, fitues të medaljes së argjendtë në një prej garave ushtarake më prestigjioze në botë, “Cambrian Patrol 22”.
Me Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe udhëheqësin e ekipit tonë, Toger Diar Statovci, biseduam për performancën e jashtëzakonshme, gjatë stërvitjes 48 orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 107 ekipe ndërkombëtare, mes tyre edhe forca speciale.
Ky rezultat është dëshmi shtesë për nivelin e lartë të përgatitjes profesionale dhe standardeve të larta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ushtria e Kosovës po bëhet, me ushtarë të trajnuar, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i shërbyer atdheut. Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet, për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.