Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë shfrytëzojnë dritat rotative që përdoren nga Policia në automjetit zyrtare, për të bërë shaka e për t’i ndalur njerëzit, duke u prezantuar si zyrtarë policorë. Në të kaluarën ka pasur arrestime, por siç duket rastet e tilla po vazhdojnë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në orët e mesnatës, kur dy të rinj kanë ndaluar një veturë në autostradën Prishtinë – Pejë, gjoja se janë zyrtarë të Policisë dhe kanë kërkuar nga shoferi që t’i prezantojë dokumentacionin.
Prezantimi rrejshëm si policë iu kushtoi të rinjve, të cilët pas disa minutash u ndaluan nga Policia në një pikë kontrolli dhe u shoqëruan në stacion policor për intervistim.
Siç mëson Sinjali ndaj tyre është iniciuar rasti si “Prezantim i rremë si person zyrtar”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.