Çmimet e derivateve në vendin tonë vazhdojnë të jenë më të larta sesa në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Pos dyshimeve për abuzime me çmime, paknaqësitë nuk mungojnë as për cilësinë e derivateve të cilat ofrohen në vendin tonë.
Është interesante se kur çmimet lirohen në bursat botërore në vendin tonë nuk ulen menjëherë, derisa kur rriten çmimet në bursa botërore tek ne ngritën menjëherë.
Në Malin e Zi çmimi i benzinës për 1litër kushton 1 euro e 26 cent, derisa 1 litër naftë kushton 1 euro e 48 cent, raporton Gazeta Sinjali.
Edhe në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës për 1 litër është 1.58, derisa i benzinës për 1 litër kushton 1.44.
Ndërsa në Kosovë çmimi për 1 litër benzin kushton 1 euro e 40 cent, derisa për 1 litër naftë kushton 1 euro e 70 cent.
E qytetarët që po frekuentojnë Malin e Zi, po befasohen me çmimet, duke mbushur veturat e autobusët me derivate për shkak të çmimit më të ulët e cilësisë më të lartë të derivateve, sesa janë në vendin tonë.
Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi njofton se nga e marta benzina do të rritet në 1.32 euro, ndërsa nafta në 1.56 euro për litër.
Derisa edhe sot në Malin e Zi çmimet benzina është 1.26, derisa nafta 1.48 për litër.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton, njofton se në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës për 1 litër është 1.58, derisa i benzinës për 1 litër kushton 1.44.
Ndërsa nga nesër njofton se Komisioni Rregullator miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,43% në raport me vendimin e datës 07.10.2022.
Nafta nga nesër në Maqedoni do të jetë 1.62 euro, ndërsa 1.49 euro.
Nga data 11.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 89,00 (denarë/litër).
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër).
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,50 (denarë/litër).
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër).
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram).
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar sot limitin për çmimet e karburanteve për 48 orë në Kosovë.
Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.70 euro, ndërsa për benzinë është 1.40 euro.
Por nga kjo Ministria e Tregtisë nuk janë përgjigjur deri tash lidhur me atë pse çmimet e derivateve në Kosovë janë më të larta sesa Malin e Zi, mos publikimin nën stop të çmimeve të lejuara ku pastaj kompanitë lëvizin çmimet si duan vetë dhe për çështjen se kur çmimet bien në bursat botërore te ne nuk ulen përnjëherë, derisa kur rriten në bursa botërore, ngritën menjëherë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.