Pyetja:
A lejohet shitja e arit me këste?
***
Përgjigjja:
Blerja e arit dhe argjendit dhe pagesa e parave me këste, që përfshin blerjen e menjëhershme dhe kryerjen e pagesës më vonë gjatë një periudhe disa mujore, nuk është e lejueshme. Arsyeja e ndalimit është sepse konsiderohet të jetë riba annasi’ah (kamatë për shitje me kredi). Është një lloj kamate që është e ndaluar me sheriatin islam, duke theksuar se ari duhet të merret me pagesë të gatshme të vlerës. Ky lloj ‘këstesh’ është i ndaluar me sheriat andaj uk lejohet shtyrja e pagesës së ndonjë pjese të çmimit dhe as vonesa në marrjen e ari. Shumë juristë muslimanë u prononcuan më herët se ari nuk mund të shitet as me këste, as me kredi, por ari dhe çmimi duhet të dorëzohen aty për aty. Vendimi i studiuesit erdhi në një kohë kur skemat dhe ofertat për shitjen e arit dhe argjendit me këste po qarkullojnë nëpër mediat sociale.
Shejh Abdullah Al-Manea
https://saudigazette.com.sa/article/625621
The post A lejohet shitja e arit me këste? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.