KFOR-i është i gatshëm t’i përgjigjet çdo kërcënimi që mund të rrezikojë sigurinë në Kosovë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Pjesëtarë të shërbimit shumëkombësh nga KFOR-i morën pjesë në një ushtrim kompleks të reagimit ndaj krizës në vendin e stërvitjes Camp Novo Selo.

Toger kolonel Jason W. Mendez, komandant i batalionit të Komandës Rajonale Lindje dhe toger kolonel Eddie D. Simpson, zëvendës komandant i KRL-së ndajnë mendimet dhe vëzhgimet e tyre për ngjarjen stërvitore Golden Sabre.

Nga Komanda Rajonale Lindje tregojnë se ushtrimi i quajtur “Golden Sabre”, i organizuar nga KRL-ja u përqendrua në integrimin e pasurive dhe kapaciteteve të ndryshme të KFOR-it dhe testoi aftësinë e kontingjenteve të ndryshme të kontribuara nga aleatët dhe partnerët e NATO-s për t’iu përgjigjur me sukses çdo kërcënimi që mund të rrezikojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në të gjithë Kosovën.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-