Hfz. Mehas Alija
Tre mësime nga historia e tij, alejhis-selam:
1. Jusufi a.s., në çdo situatë u kujdes për popullin e vet dhe nuk i dha përparësi interesit personal, ndonëse padrejtësisht u burgos.
2. Në kohë krize u kujdes për tërë popullin, pa bërë dallime në dhënie.
3. Ishte i vetëdijshëm saktësisht për kompetencat e tij dhe e përgatiti shtetin para se të vinte kriza.
Në suren Jusuf na flet All-llahu, Ai na njoftoi me suksesin e një pejgamberi në kohë krize. Sikur Allahu na thotë: “Shikoni pejgamberin që unë e zgjodha se si u soll në kohë krizash ekonomike dhe shikoni parlamentarët që ju i zgjodhët se si ata sillen.”
Sikur këta tanët të mësonin nga historia e lavdishme e njerëzve që Zoti i zgjodhi!
(Islampress.ch)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.