Pas mjekësisë, Fakulteti Juridik e Ekonomik drejtimet më të kërkuara nga studentët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Interesimi për të studiuar në vetëm disa drejtime studimore si në Fakultetin Juridik dhe atë Ekonomik ka qenë më i shprehur vitet e kaluara.

Por, këtë vit nga Universiteti i Prishtinës thonë që kërkesa ka ndryshuar.

“Në afatin e parë të konkursit për studime kemi pasur rreth 8 mijë aplikantë për 5,600 vendet të lira të studimeve, drejtimet të kërkuara kanë qenë programet e studimit në Fakultetin e Mjekësisë”, tha për RTK-në Mimoza Ibrani, prorektore për mësim UP.

Edhe pse ekzistojnë disa kolegje juridike private në vend e rajon, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës tha se interesimi për studiuar juridikun është i madh në gjithë botën.

“Diskursi që është i gabueshëm është mungesë informimi, në çdo vend të botës jurist dhe ekonomist ka më shumë, por jurist të mirë nuk është që ka edhe shumë”, tha Avni Puka , dekan i Fakultetit Juridik.

Dekani i Ekonomikut thotë se ky fakultet vazhdon të jetë atraktiv në përzgjedhjen e studentëve të rinj.

“Dy drejtime të cilat kanë numrin më të madh të cilat kanë paraparë ka qenë drejtimi banka- financa dhe menaxhment “, tha Driton Balaj, dekan i Fakultetit Ekonomik.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ismet Mulaj, kritikon universitetin që sipas tij nuk po i promovon mjaftueshëm programet të cilat janë me leverdi për studentët po ashtu edhe për industrinë.

“ Universitetet të bashkëpunojnë më MASHTI-in, të japin bursa stimuluese për drejtimet që janë më interes për industrinë dhe për të rinjtë e Kosovës”, tha Mulaj.

Sipas statutit të UP-së, viti i ri akademik nis më 1 tetor.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-