Edon Zhegrova: Kush s’e do këtë vend, s’është pjesë e tij – M’u deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e Kosovës

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Edon Zhegrova, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se iu deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e kombëtares së Kosovës.

Teksa nuk harron t’i thumbojë kolegët e tij për refuzim të ekipit kombëtar, ai shprehet se te Kosova luan nëse ke dashuri për vendin.

“Nëse e dashuron dhe ke ndenja për këtë vend, atëherë mund të luash. Unë jam 1000 herë më i mirë se të gjithë ata që refuzuan kombëtaren, por m’u deshën vetëm 10 sekonda për ta pranuar ftesën e shtetit tim, sepse zemra ime rrah për të. Kushdo që nuk e do këtë vend s’mund të jesh pjesë e skuadrës”, tha ndër të tjera ai.

Rikujtojmë se pati disa futbollistë që i vendosën kombëtaret e tjera para Kosovës, gjithsesi, për lojtarë si Zhegrova, kjo nuk mund as të mendohet.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-