308 rekrutë në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë filluar trajnimin bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ka nisur procesimi i nisjes së stërvitjes ushtarake bazë, gjenerata e tretë për vitin 2022.
“308 rekrutët e rinj për nëntë javë do ti nënshtrohen stërvitjes e cila ka për qëllim ti përgatisë ata në aspektin fizik, psikik dhe profesionalë që të mundë të rreshtohen si ushtarë në formacionet ushtarake brenda strukturës së FSK-së”.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.