Ish-kryeministri, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Mustafa në një prononcim për Ekonomia Online, shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend.
Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale.
Mustafa thonë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale.
“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftë se tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”.
“Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”.
“Nuk di se a është biseduar për Asociacionin dhe nuk mund të flasë për ndryshim të qëndrimeve mirëpo është me rëndësi të bëhet marrëveshja përfundimtare”.
Ndërsa i pyetur se pse kryeministri i nuk po bënë zgjidhje për plotësimin e kërkesave të grevistëve ai tha se është mirë që Kurti të jap përgjigje për një çështje kaq të rëndësishme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.