Trajneri i Ballkanit Ilir Daja, ka folur ditën e djeshme për ndeshjen që skuadra e tij do ta zhvillojë me kampionin e Rumanisë Cluj, në kuadër të Conference League.
Daja në konferencën e mbajtur për media tha se kundërshtarët që janë në grupin G janë skuadra më me eksperincë, por që skuadra e tij do të përpiqet që t’ia dal.
“Jemi krenar që përfaqësojmë futbollin e Kosovës, kemi më shumë përgjegjësi. Natyrshëm që skuadrat e tjera në këtë fazë janë më favoritë se Ballkani prej eksperiencës,por ne do të provojmë t’ia dalim dhe do të masim forcat së pari me një skuadër si CFR Cluj. Shpresojmë që nesër të kemi motivin që të arrijmë maksimumin” – tha Daja.
Ai theksoi se në formacionin bazë do të mungojë kapiteni Edvin Kuc.
“Do të kemi mungesën e kapitenit Edvin Kuc, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne duke ditur angazhimin e tij, por besoj se do mundohemi ta mbulojmë mungesën e tij. Pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha në dispozicion” – tha ai.
Trajneri i Ballkanit kërkoi përkrahje nga tifozët në stadium.
“Jemi në ndeshjen e parë të kësaj faze nesër dhe nuk mund ta dimë se çfarë do mund të marrim pas gjashtë takimeve. Rëndësi ka që stadiumi të jetë plot, është mbështetje të kesh atë që është lojtari i 12-të “- tha trajneri i Ballkanit.
Ndesja Ballkani – Cluj, fillon nga ora 18:45 në “Fadil Vokrri”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.