Si e parasheh Faruk Statovci aventurën e Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës, thotë se në këto takime ka më shumë gjasa

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Intervista

Ish-futbollisti dhe tanimë trajneri i futbollit, Faruk Statovci në një prononcim për Demokracia.com ka treguar si e parasheh aventurën e Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Statovci thotë se Ballkani është në grup të vështirë, mirëpo sipas tij, kampionët e Kosovës kanë më shumë gjasa për pikë në ndeshjet si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dëshira e Statovcit është që Ballkani t’i kaloj edhe grupet nga pozita e parë, megjithatë pohon se ajo është e vështirë.

Normal që është grup i vështirë, por në futboll gjithmonë ekzistojnë gjasat. Si vendas ka më shumë gjasa të arkëtojë ndonjë pikë. Kurse si mysafir nuk mendoj se ka shumë gjasa. Se në cilën pozitë do të përfundoj Ballkani nuk muj të them. Dëshira ime është që të jetë e para, por realiteti është diçka tjetër. Uroj që Ballkani të ketë rezultate të mira edhe në grupe”, deklaroi për Demokracia.com, Faruk Statovci.

Ballkani ndeshjen e parë në Ligën e Konferencës e luan sonte në Prishtinë kundër ekipit rumun, CFR Cluj me fillim nga ora 18:45.

Se sa janë gjasat dhe në cila pozitë do ishte sukses për ekipin e Ilir Dajës kishte folur një ditë më parë edhe ish-trajneri i Ballkanit, Sami Sermaxhaj në një prononcim për portalin.

LEXO EDHE:

Sa janë gjasat dhe cili vend do ishte sukses për Ballkanin në grupe, tregon ish-trajneri i suharekasve

Ballkani ndodhet në Grupin G të Ligës së Konferencës me Clujin e Rumanisë, Slavia Pragën e Çekisë dhe Sivassporin e Turqisë./Demokracia.com/.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-